image COVID-19 po bën kërdi/ Një nga të vdekurit në 24 orët e fundit është nga mosha 20 deri 29 vjeç

Shëndetësi

COVID-19 po bën kërdi/ Një nga të vdekurit në 24 orët e fundit është nga mosha 20 deri 29 vjeç

news image

Në mesin e të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit të MSH-së, bëhet e ditur se është edhe një i ri.

Nga tetë të vdekurit, një është nga grupmosha 20-29 vjeç nga Istogu, katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha 80 +.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 dhe tetë persona kanë vdekur.

/GazetaSinjali/