image COVID-19 në Shqipëri: 8 të vdekur në 24 orët e fundit, rastet e reja në rritje

Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri: 8 të vdekur në 24 orët e fundit, rastet e reja në rritje

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2723 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 563 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. /Gazeta Sinjali/