Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri publikoi sot shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 1942 testime, 501 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë dy pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.
Ndërkohë lajm i mirë është shërimi i 90 pacientëve, por që gjithsesi nuk e lehtëson situatën në spitalet COVID.
374 pacientë ndodhet aktualisht në spitalet COVID, 4 të intubuar dhe 13 në terapi intenzive.