Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar për koronavirus gjithsej 1 mijë e 524 persona, prej të cilëve 404 kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 14 persona.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 182 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 26 mijë e 394, ku prej tyre 18 mijë e 430 janë shëruar dhe 897 kanë humbur jetën. Aktualisht në këtë shtet ka 7 mijë e 67 raste aktive. /Gazeta Sinjali/