image COVID-19 në Kosovë: Për 1 javë rritet numri i rasteve aktive

Shëndetësi

COVID-19 në Kosovë: Për 1 javë rritet numri i rasteve aktive

news image

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 16 mijë e 502 nga 77 mijë e 272 persona të testuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa 650 qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë shëruar gjithsej 14 mijë e 519 persona, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 333.

Ditëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve të reja, me ç’rast kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër përhapjes së COVID-19.

/GazetaSinjali/