Muaji tetor mbyllet me një bilanc dramatik për Italinë. Numri i viktimave sot ka regjistruar numrin më të lartë që prej datës 6 maj 2020.
Derisa pandemia COVID-19 është përhapur në mënyrë të pakontrolluar në pjesën më të madhe të territorit italian, autoritetet janë në pritje që masat shtrënguese të japin rezultate.
Qyteti i Milanos e provinca rreth tij ka numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa bëhet e ditur se autoritetet lokale po përgatiten të kthejnë këtë territor në një zonë të kuqe me një regjim lockdown të plotë. /Gazeta Sinjali/