Bilanci i viktimave në Iran si pasojë e pandemisë së COVID-19 vijon të rëndohet duke u bërë vendi më i prekur nga virusi në Lindjen e Mesme.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 133 persona duke e çuar numrin total në 3,872.
Ndërsa numri i të infektuarve është shtuar me 2,089 gjatë orëve të fundit me një total prej 62,589 rastesh.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend shprehet se ky është numri më i ulët i rasteve të reja me COVID-19 që prej 31 marsit.
Edhe numri i personave të shëruar është rritur ku mbi 27 mijë pacientë kanë dalë nga spitalet.
Që prej fillimit të pandemisë, në Iran janë kryer 211 mijë teste. /Gazeta Sinjali/