Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e COVID-19, dy javë në një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit.
“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne”, tha ajo në podcast-in e saj javor.
“Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë për mjaft kohë”, shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën.
Komentet e saj vijnë përpara një takimi të planifikuar për të hënën me përfaqësuesit e shtetit, për të vlerësuar efikasitetin e mbylljes së pjesshme të vendit. /Gazeta Sinjali/