image COVID-19/ Mbi 200 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës - Sinjali

COVID-19/ Mbi 200 pacientë të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Bazuar në raportet e datës 7 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 78 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë;

Klinika e Pediatrisë,10 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 19 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë;

Spitali i Pejës, 19 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin