image COVID-19 mbetet aktiv edhe 7 ditë pas vdekjes

Evropë

COVID-19 mbetet aktiv edhe 7 ditë pas vdekjes

news image

Sipas një studimi gjerman, trupat e viktimave të koronavirusit mund të mbeten infektuese edhe pas vdekjes së tyre.

Një ekip i hulumtuesve në Universitetin Medical Center në Hamburg testoi trupat e 11 personave të cilët kishin humbur jetën nga COVID-19.

Ata kërkuan gjurmë virusi në intervale të rregullta nga 12 orë pas vdekjes deri në shtatë ditë më vonë.

“Ne zbuluam vazhdimisht SARS-CoV-2 ARN në të gjitha pikat kohore të analizuara ”, shkruajnë studiuesit në revistën Emerging Infection Diseases.
Shkencëtarët thonë se ata vunë re se gjurmët e koronavirusit gjendeshin në indet e pacientëve të vdekur në intervale vazhdimisht të larta dhe në mënyrë konstante.

/Gazeta Sinjali/