Izraeli gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 8,919 raste të reja me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, rastet e fundit kanë thyer rekordin për infeksionet e reja.
Autoritetet përkatëse thonë se 810 pacientë janë në gjendje të rëndë kurse 206 në ventilator.
CNN raporton se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Izrael janë shënuar rreth 248 mijë raste.
Deri më tani të shëruar janë regjistruar 177 mijë e 752, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 1 mijë e 571 persona. /Gazeta Sinjali/