image COVID-19: Greqia mbyll Selanikun

Evropë

COVID-19: Greqia mbyll Selanikun

news image

Greqia urdhëroi kufizime shtesë, duke përfshirë një shtetrrethim nate në qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanik, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.

Rreth 1,1 milion banorë në zonën metropolitane të Selanikut tani duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet publike, brenda dhe jashtë, si edhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre midis orës 00:30 dhe 05:00.

Gjithashtu, ndalohen të gjitha tubimet në zona publike dhe private, ndërsa gjykatat, terrenet e lojërave, vendet arkeologjike, muzetë dhe teatrot do të mbyllen.

Restorantet lejohen vetëm të shërbejnë ushqim me vete.

Masat janë pjesë e një planveprimi njëmujor, njoftuar nga kabineti i kryeministrit konservator, Kyriakos Mitsotakis, në një videokonferencë. /Gazeta Sinjali/