Kancelarja Angela Merkel tha sot se ndihma masive e Gjermanisë për COVID-19 ndaj qytetarëve nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, transmeton Gazeta Sinjali.
“Qeveria federale, landet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për të kapërcyer pandeminë dhe pasojat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Merkel.
Këtë të marte, Bundestagu, parlamenti gjerman, do të debatojë buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm, mbi një e treta e së cilës pritet të financohet nga borxhi.
Qeveria e koalicionit ka në plan të marrë hua 180 miliardë euro (218 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.
“Kostot do të ishin edhe më të larta financiarisht dhe shoqërisht nëse shumë biznese do të falimentonin dhe miliona vende pune do të humbnin”, theksoi ajo.
Merkel po ashtu shtoi se në 2021, shteti mund të shpenzonte përsëri shuma të mëdha për shkak të kursimeve të bëra në vitet e fundit.
Në përgjithësi, shteti parashikon të shpenzojë gati gjysmë trilion euro dhe të marrë hua pothuajse dy herë më shumë vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, do të ketë gjithashtu ulje taksash për shumë qytetarë që t’iu dalë në ndihmë për shkak të pandemisë së COVID-19.