image Covid-19, a duhen dezinfektuar ushqimet pasi të blehen në supermarkete?

Shëndetësi

Shëndetësi/ Covid-19, a duhen dezinfektuar ushqimet pasi të blehen në supermarkete?

news image

Koronavirusi ka ndikuar tek të gjithë, duke arritur t’ia ndryshojë secilit mënyrën e jetesës.

Mes masave drastike nga shumë shtete, izolimi dhe mbyllja e kufijve, shqetësues është edhe fakti se a mund të transmetohet ky virus nëpërmjet ushqimeve.

A duhen dezinfektuar ushqimet pasi t’i blejmë në supermarket, konkretisht frutat dhe perimet?

Ekspertët kanë deklaruar për CNN se frutat dhe perimet është mirë që të pastrohen dhe të lahen me ujin e rrjedhshëm që kemi në shtëpi.

Por para kësaj, është shumë e rëndësishme që ne të dezinfektojmë duart dhe t’i lajmë sa më shpesh ato përpara se të prekim fruta, perimet apo diçka tjetër.

Sipas tyre Covid-19 është një sëmundje respiratore që merret nëpërmjet rrugëve aspiratore, pra që të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëhemi shkaktarë të përhapjes së virusit, duhet bërë rregullisht dezifentikimi i duarve dhe larja e tyre me sapun./Gazeta Sinjali/