Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, në këtë takim është vlerësuar si lajm i mirë rënia e numrit të rasteve në Gjilan.
Kurse, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve për bartjen e maskave, distancën sociale dhe higjienën personale.
Që nga fillimi i pandemisë, komuna e Gjilanit në total ka 1 mijë e 23 persona të infektuar, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje. /Gazeta Sinjali/