image Coutinho afër rikthimit në Premierligë

Futboll

Coutinho afër rikthimit në Premierligë

news image

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho duket se do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës, transmeton “The Sun” përcjell Gazeta Sinjali.

Coutinho sipas mediumit britanik ka arritur marrëveshje parimore me skuadrën e Evertonit.

Mesfushori ofensivë që nga largimi prej Liverpoolit nuk ka mundur të gjejë formën e tij dhe lëndimi që e ka tashmë e 5 muaj te Barcelona, ka shtyrë që të dy palët mendojnë për t’i ndarë rrugët.

Sipas “The Sun”, Barcelona dhe Everton janë pajtuar për një shumë prej 35 milionë funteve për transferimin e brazilianit në “Goodison Park”.

Transferimi i tij në Everton do t’i acaronte fansat e Liverpoolit, duke e ditur se rivali më i madh i “të kuqëve” është skuadra tjetër nga qyteti i Liverpoolit, Evertoni./Gazeta Sinjali Sporti/