image Courteney Cox risjell një tjetër fotografi të vjetër nga seriali “Friends”

Showbiz/ Courteney Cox risjell një tjetër fotografi të vjetër nga seriali “Friends”

news image

Courteney Cox ka publikuar një tjetër fotografi nga e kaluara, në të cilën përfshihen yjet e serialit “Friends”.

Në imazhin e publikuar në Instagram, shfaqen të gjashtë pjesëtarët e hit komedisë televizive, një natë para se ta xhironin episodin e fundit të sezonit të dhjetë.

Edhe pse kanë kaluar 16 vjet që nga xhirimi i episodit të fundit të “Friends”, as shikuesit e as aktorët nuk kanë mundur t’ia lënë të kaluarës këtë serial.

Këtë e dëshmon fakti se yjet e dikurshme të serisë televizive, kohë pas kohe publikojnë fotografi nga e kaluara që lidhet pikërisht me këtë komedi televizive.

Fotografia, të cilën e ka publikuar Cox, është realizuar më 23 janar të vitit 2004 – kështu ka treguar aktorja në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/B7rm5r3Dqku/?utm_source=ig_embed