image Çollaku zbulon se Hashim Thaçi ishte intervistuar nga Specialja në fillim të vitit 2020 - Sinjali

Çollaku zbulon se Hashim Thaçi ishte intervistuar nga Specialja në fillim të vitit 2020

news image

Ndonëse dorëheqje dha në nëntor të vitit 2020, bashkëpunëtori më i afërt i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se ish-presidenti ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë në fillim të vitit 2020.

“Hashim Thaçi në fillim të vitit 2020 kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për t’u intervistuar. Ai ka dhënë intervistë atëherë dhe kjo është bërë e ditur në dokumentet zyrtare që janë të publikuara”, tha Çollaku.

Ai në Rubikon ka deklaruar se Thaçi e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit pas ftesës që e kishte pranuar nga Specialja.

Presidenti [Hashim] Thaçi ka mundur të mos japë dorëheqje, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore që ia imponon një zyrtari të shtetit këtë pas ngritjes së një aktakuze. Ai e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij duke e llogaritur se duhej të jepte dorëheqje në momentin kur kishte marrë ftesën e parë nga kjo gjykatë për t’u intervistuar. Ai e ka vendosur interesin shtetëror përpara duke dhënë dorëheqje për të mos i dëmtuar institucionet e Kosovës”, shtoi tutje Çollaku. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin