image “Çohu ik nga këtu se të q*va rracën”, kush është “i forti” i Golemit që kërcënoi pushuesin pse po bënte plazh para çadrave të tij

Shqipëri

“Çohu ik nga këtu se të q*va rracën”, kush është “i forti” i Golemit që kërcënoi pushuesin pse po bënte plazh para çadrave të tij

news image

Jugu i Shqipërisë është thuajse bosh edhe gjatë këtyre javëve që konsiderohen si kulmi i sezonit të turizmit atje.

Shkaku i një realiteti të tillë kërkohet nga disa faktorë, të cilët lidhen me rritjen e madhe të çmimeve, largimin e të rinjve nga vendi, të cilët ishin vizitorët më të shumtë në jug, alternativat e tjera si Greqia apo Turqia, por edhe babëzia e pronarëve të restoranteve dhe bareve me çmimet e tyre të çmendura.

Kjo verë do të bëhet mësim për babëzinë e jugut, por duket se nuk rrinë pas edhe disa individë që kërcënojnë qytetarët në punë të vetë edhe në Golem. Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një i ri 30-vjeçar, i quajtur Fatjon Shehu sipas verifikimeve të bëra nga abcnews, kërcënon me jetë një pushues i cili ka vendosur një karrige dhe po merr rreze disa metra para vendit ku ai kishte çadrat.

Çohu ik nga këtu se të q* rracën, të marr me shpulla”, i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin qytetarit që po përpiqej të filmonte situatën e pakëndshme, me të cilën po përballej.

/GazetaSinjali/