Disa uebfaqe të mediave ruse duket se janë hakuar dhe të paktën tre po shfaqin një mesazh kundër luftës.
“Të nderuar qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në një mesazh të shkruar në rusisht në faqet e internetit Forbes Russia, Fontanka, Takie Dela të parë nga CNN.