image CNN: Kim Jong-Un në rrezik të madh pasi ka kryer një operacion

Botë

Kore e Veriut/ CNN: Kim Jong-Un në rrezik të madh pasi ka kryer një operacion

news image

Gjigandi mediatik amerikan CNN transmeton se Kim Jong-Un, diktatori i Koresë së Veriut është në rrezik të madh për jetën pasi ka kryer një operacion.

Siç transmeton CNN, inteligjenca amerikane është duke e monitoruar Kim Jong- Un për shkak se ky i fundit nuk është duke u shfaqur, madje ai nuk u shfaq as në ceremonitë në vendin e tij për ditën më të rëndësishme të vitit, 15 prillin, ditëlindjen e tij.

Deri tani një burim për inteligjencën amerikane ka konfirmuar se Kim Jong- Un ka kryer ndërhyrje në sistemin kardiovaskular, për shkak të duhanpirjes, obezitetit dhe punës së tepërt.

Ai po trajtohet në një vilë në Hyangsan. E njëjta gjë ndodhi edhe në 2014 kur Kim Jong- Un u zhduk për 1 muaj dhe inteligjenca koreano- jugore thoshte se kishte hequr një cist nga gjuri. /Gazeta Sinjali/