Tre super trajnerë do të garojnë për çmimin e më të mirit të vitit.
Bëhet fjalë për Pep Guardiolan e Manchester Cityt, Carlo Ancelottin e Real Madridit dhe Lionel Scalonin e Kombëtares së Argjentinës.
Guardiola, Scaloni dhe Ancelotti janë të nominuarit e fundit në garën për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit.
Guardiola fitoi titullin e Premier Ligës sezonin e kaluar, për dallim nga Carlo Ancelotti që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
Ndërkaq, Lionel Scaloni arriti që ta udhëheqë Kombëtaren e Argjentinës drejt titullit në Kupën e Botës “Katar 2022”.