image Çmimi i vajit fryhet si me ‘kfasac’, shkon në 3,49 euro

Sociale

Çmimi i vajit fryhet si me ‘kfasac’, shkon në 3,49 euro

news image

Çmimet e produkteve elementare po vazhdojnë të rriten çdo ditë në Kosovë, duke bërë që qytetarët të ankohen për gjendjen e tyre sociale.

Lexues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi nga marketet në Kosovë, të cilat tregojnë se çmimi i vajit tashmë ka arritur në 3,49 euro.

Krahas çmimit, është vendosur edhe njoftimi se sasia është e limituar dhe konsumatorët mund të marrin vetëm 4 shishe, raporton Gazeta Sinjali.

Përpos vajit rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si bukë, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

/GazetaSinjali/