image Çmimi i një supe në njërin nga marketet e Kosovës është rritur për afro 200 për qind

Kosovë

Ekonomi/ Çmimi i një supe në njërin nga marketet e Kosovës është rritur për afro 200 për qind

news image

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se çmimi i një supe në një market është rritur afro 200%.

“Për deri sa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit!”, ka thënë Preteshi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhje urgjente me komisionin e AKK, pasi Qeveria e Kosovës propozoi që të formohet një komision ekzekutiv për monitorimin e keqpërdorimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

Ai la thënë se do të koordinohen me Qeverinë për çdo veprim.

“Pas shumë shqetësimeve që i kemi pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19, dhe pas mbledhjes urgjente tē qeverisë së Kosovës që u mbajt sonte në ora 20:00, zëvendëskryeministri Hoti propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente”, ka bërë të ditur Prestreshi.

Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e institucioneve shkollore në tërë vendin deri më datë 27 mars. /Gazeta Sinjali/