image Çmime të rritura deri në 40 për qind në Shqipëri, plazhet më të shtrenjta dhe më të lira nga veriu në jug

Shqipëri

Çmime të rritura deri në 40 për qind në Shqipëri, plazhet më të shtrenjta dhe më të lira nga veriu në jug

news image

Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar.

Tur-operatorët, por dhe strukturat akomoduese në Shqipëri raportojnë për rritje çmimesh mes 10 dhe 40 për qind nga Jugu në Veri të vendit, transmeton Gazeta Sinjali.

Për ata që duan pushime ekonomike, plazhet e Adriatikut janë alternativat më të lira me Velipojën dhe Shëngjinin. Durrësi është për të gjithë, nga më ekonomikët tek më luksozët, kurse Jugu me çmimet më të kripura në të gjithë vijën.

Qeparoi është varianti më i lirë në Jon, kurse Palasa, Dhërmiu e Jali më të shtrenjtat. Në disa prej tyre, çmimi i një shezloni është sa çmimi i një nate në hotel.

Saranda dhe Durrësi janë dy qytetet me frekuentimin më të lartë, kurse Himara e Vlora mbeten në nivelet e një viti më parë.

Pas një viti pushim, rizgjohet edhe industria e argëtimit dhe bregdeti “vlon” nga koncertet.

Pavarësisht rigjallërimit të përgjithshëm të turizmit, operatorët e hotelerisë vërejnë se pushuesit kanë shkurtuar kohën e qëndrimit dhe kanë reduktuar shpenzimet.

Monitor.al ka përpunuar një listë të çmimeve për një pjesë të mirë të bregdetit nga Jugu në Veri sipas bisedave me tur-operatorët, përfaqësues të strukturave akomoduese apo njoftime të vetë hoteleve në rrjetet e tyre sociale, për të dalë në disa përfundime.

/Gazeta Sinjali/