image Për më pak se një javë, 3 kosovarë vdesin në plazhet e Shqipërisë

Kosovë

Për më pak se një javë, 3 kosovarë vdesin në plazhet e Shqipërisë

news image

Brenda 6 dite në Shqipëri, kanë vdekur 3 pushues kosovarë.

Vdekja e fundit ka ndodhur sot, e hënë, ku nga autoritetet shqiptare bëhet e ditur se ka qenë një burrë i moshës 60- vjeçare, i cili ka vdekur në bregdetin e Durrësit.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës. Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi./ Gazeta Sinjali/