image Çmime abuzive me dezinfektantët, procedohen 2 pronare farmacish në Durrës

Rajon

Policia/ Çmime abuzive me dezinfektantët, procedohen 2 pronare farmacish në Durrës

news image

Dy pronare farmacish në Durrës janë proceduar penalisht, gjatë disa kontrolleve të befasishme, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

Bëhet fjalë për S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi dizinfektantësh për duart (xhela antibakterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Sinjali/