Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Sinjali janë denoncuar rastet për kundërvajtje në trafik, e të cilat kanë vazhduar edhe sot.
Sinjali ju sjellë pamje ku shihen disa shoferë që kanë rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke tejkaluar në vijë të plotë, e shumë raste të tjera të shkeljes së shenjave të trafikut.
Ditën e sotme kosovarët e vazhduan me shkelje të rregullave në rrugën Arllat – Malishevë, ku tri vetura bëjnë tejkalim të rrezikshëm përnjëherë.
“Vijë e plotë, gjithë ato vetura tejkalim përnjëherë. Aty është një kthesë e rrezikshme”, tha ky sinjalizues që dërgoi pamjet e mëposhtme.
Edhe shoferi i një furgoni, mbrëmë në rrugën Prishtinë – Gjilan bëri tejkalim në vijë plotë, rreth orës 20:59.
“Na rrezikoi tepër në ato momente…”, tha sinjalizuesi që dërgoi pamjet në Sinjali.
E një tjetër shofer në Prishtinë siç duket ose ndërroi mendje se ku do të shkonte ose “mashtroi” shoferët e tjetrë kur u rreshtua në shiritin ku semafori ishte në të kuqen, derisa në semaforin në shiritin tjetër u ndez e gjelbra.
Një tjetër sinjalizues ka dërguar fotografi në redaksi të Sinjalit, ku shihet se si një shofer tjetër nuk pret as 1 sekond dhe futet në semafor të kuq.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në uljen e aksidenteve që shpeshherë marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.