Nuk ndodh shpesh që të shohësh në autostradë një makinë Ferrari të dizajnuar për të garuar në Formula 1, por drejtuesit e mjeteve në një rrugë në Republikën Çeke janë përballur me një skenë të tillë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një Ferrari klasik i Formula 1 duke dhuruar spektakël në autostradë.
Shoferi i makinës që filmoi pamjet iu përkushtua ndjekjes së këtij mjeti të veçantë për kilometra të tëra.
Edhe policia çeke është bërë kurioze, duke kërkuar që të identifikojë drejtuesin e këtij Ferrari.
Un colgado ha metido un GP2 en una autopista de la República Checa. La policía no ha podido identificar al conductor y lo están buscando pic.twitter.com/gn4yWbV1rb
— uVe (@MigueluVe) August 14, 2022
Siç raportohet nga media çeke iDNES.cz, nuk është hera e parë që ky shofer e bën këtë. Në shtator 2018, një video e ngjashme u bë virale dhe policia i kërkoi publikut ndihmë për të identifikuar individin
Edhe pse u gjet një i dyshuar, një burrë 45-vjeçar, ai mohoi faktet dhe autoritetet nuk mund ta fajësonin atë pasi për shkak të helmetës, identifikimi i tij nuk ishte i mundur.
Kjo shkelje mbart një gjobë prej dhjetëra mijëra dollarësh apo edhe pezullim të patentës për një vit dhe policia çeke ka sqaruar se është në kërkim të shoferit të “çmendur”.