image "Çmendet" Monza e Berlusconit, kërkon yllin e Barcelonës dhe të PSG-së

Futboll

“Çmendet” Monza e Berlusconit, kërkon yllin e Barcelonës dhe të PSG-së

news image

Skuadra e promovuar në Serie A për edicionin 2022-23, Monza nën pronësinë e presidentit Silvio Berlusconi po kërkon përforcime të mëdha për tu përfaqësuar sa më denjësisht në ligën kryesore italiane.

Monza ka nisur ndjekjen e disa futbollistëve me emra mjaft cilësorë, dhe në media po lakohen dy emra të dy klubeve të mëdha evropiane.

Siç raporton Fabrizio Romano, skuadra e Monzas është duke u përpjekur të nënshkruajë Mauro Icardi nga PSG.

Sipas Romanos, kjo konsiderohet më shumë se një marrëveshje e ndërlikuar – por drejtori i Monzas, Galliani kishte kontakte të drejtpërdrejta me Wanda Narën për të pyetur për situatën e Icardit, ndërkohë që nuk ka ende asgjë të avancuar, asnjë përgjigje nga ana e lojtarit.

Përpos Icardit, klubi italian është i interesuar edhe për mbrojtësin e Barcelonës, Oscar Mingueza.

Gazetari tjetër italian, Gianluca Di Marzio thekson se Monza po përpiqet të gjejë një marrëveshje me Barçën për Óscar Minguezan pasi ai është një nga emrat në listë.

Sipas Di Marzios, Barça është e përgatitur të lërë Mingueza të largohet këtë verë – në varësi të lojtarit.

/GazetaSinjaliSport/