image Clinton i shkruan Haradinajt

Politikë

Clinton i shkruan Haradinajt

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër nga ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, për 20-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook.

” Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë”, shkruan Haradinaj, transmeton Sinjali.

Postimi i plotë i tij:

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.