image Clewing: Përshkallëzimi i situatës në Kosovë është çështje kohe derisa të mos njihet nga Serbia

Politikë

Clewing: Përshkallëzimi i situatës në Kosovë është çështje kohe derisa të mos njihet nga Serbia

news image

Gazeta gjermane “Bild” ka bërë një shkrim vlerësues të situatës së sigurisë në Kosovë.

Në këtë shkrim, gazeta ka folur me ekspertin Konrad Clewing nga Instituti për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Leibniz.

Clewing thotë se incidentet e fundit në Kosovë, sidomos ato me barrikada dhe plagosja e dy të rinjve serbë afër Shtërpcës, mund të mos jenë të fundit.

Ai thekson se zhvillimet janë “krejtësisht të hapura” dhe përveç luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, “pothuajse gjithçka është e mundshme”.

“Konflikte të dhunshme lokale në veri të Kosovës” janë në veçanti të pritshme.

“Deri në arritjen e marrëveshjes së përhershme me njohje de fakto të Kosovës nga Serbia – me gjase s’mund të arrihet për një kohë të gjatë – përshkallëzimi i përkohshëm është me të vërtet çështje kohe”, paralajmëroi Clewing në një intervistë për BILD.

“Duke pasur parasysh situatën e parashikueshme të pasigurt të luftës në Ukrainë, ajo vazhdon të ketë një potencial të dukshëm destabilizues politik për situatën në Ballkanin Perëndimor”. 

/GazetaSinjali/