Deputeti i CDU-së, Peter Beyer, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Pas takimit, ata kanë dalë me një konferencë për media, Mustafa tha se LDK dhe CDU kanë bashkëpunim të shkëlqyer.
“E njoftova z.Beyer për ecuritë në LDK, për përgatitjet për zgjedhje, për atë se çfrarë u premtojmë qytetarëve tanë në këto zgjedhje. Kërkova përkrahjen e CDU-së jo vetëm për LDK-në, por për gjithë Kosovën në mënyrë që të kemi zgjedhje demokratike”, tha Mustafa, transmeton Sinjali.
Më tej, Beyer theksoi se në Kosovë ndihet si në familjen e tij. Duke shtuar se Gjermania është e interesuar të shtyjë përpara proceset.
“E mbështesim LDK-në si një prej partive më të forta në Kosovë dh ejemi të bindur në ecjen përpara”, tha ai.
Ndër të tjera theksoi se është i vetëdijshëm se duhet të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar dhe të përmirësohet gjendja e arsimit në Kosovë.
Ndërsa, kandidatja për kryeministe Vjosa Osmani tha se LDK është e bekuar që gjithë këto vite ka marrë këshilla nga CDU.
Ndër të tjera ajo tha: “Diskutuam edhe për platformën tonë për dialogun me Serbinë”./Sinjali/