image Çka thotë i dyshuari që ia dha me ‘marrëveshje’ veturën Morena Tarakut?

Ekskluzive/ Çka thotë i dyshuari që ia dha me ‘marrëveshje’ veturën Morena Tarakut?

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se personi që dyshohet se ia dha veturën luksoze Morena Tarakut është G.L (emër i njohur për redaksinë).

Kjo veturë dyshohet se i ishte dhënë modeles me kushtin që ta reklamonte kompaninë e tij për dhjetë vjet në Instagramin e saj.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, G.L, ka hezituar ta komentojë këtë çështje.

Në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, G.L ka kërkuar nga gazeta që ta tregojë burimin e informacionit për zbulimin e emrit të tij, si kusht për ta rrëfyer historinë, rreth veturës “Bentley”.

“…Kush e tha emrin tim…Po më tregon kush tha, ta tregoj historinë”, përgjigjet G.L.

Gazeta Sinjali ka insistuar të marrë përgjigjje nga G.L, por i njëjti ka thënë se “nuk kam çfarë të them për këtë”.

Raportimet për dhënien e veturës me ‘marrëveshje’ për ta reklamuar në profilin e saj në Instagram, Gazeta Sinjali i mbështet në burimet brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës të cilat bëjnë me dije se në Prokurori është prezantuar një kontratë për shërbim marketingu në Instagram për kohëzgjatjen 10 vjeçare që obligohet ta bëjë Morena Taraku si kompensim për posedimin e veturës.

Vetura e tipit “Bentley” cila ka vlerë rreth 250 mijë euro që ka hyrë në Kosovë përmes këngëtares, Morena Taraku, u konfiskua sot nga policia. Policia ka konfirmuar se kjo veturë ishte në kërkim ndërkombëtar dhe se e njëjta është në procedurë të verifikimit nga ana e Policisë së Kosovës.

Skandali mbi veturën “Bentley” u bë publik kur këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së doganës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

Pamje nga konfiskimi i veturës luksoze të Morena Tarakut nga Policia e Kosovës.