image Çka tha shefi i Zyrës së BE-së për çështjen e të pagjeturve?

Kosovë

Çka tha shefi i Zyrës së BE-së për çështjen e të pagjeturve?

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, për çështjen e të pagjeturve thotë se vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët.

Në rrjetin social Twitter, ai tregoi se mori pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’.

 “Çështja e personave të zhdukur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë./Gazeta Sinjali/