image Çka tha Kurti pas takimit me zv.presidenten amerikane?

Politikë

Çka tha Kurti pas takimit me zv.presidenten amerikane?

news image

Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar  zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Përmes një postimi në Twitter, të shoqëruar me një fotografi të përbashkët, Kurti tha se historia e Harris është frymëzim për të gjithë.

“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Kurti. /GazetaSinjali/