image Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet/ Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme.

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:20, vetëm pamje).

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Komuna e Pejës, ora (09:30).

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani viziton Shkollën e Mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Ora 10:00).

Mbahet tryeza “IPA III”, ku merr pjesë ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka dhe Luigi Brusa, nga Zyra e BE-së në Kosovë. (Shtëpia e BE-së, ora 10:00).

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00).

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai mbajnë konferencë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00).

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani viziton Shkollën Fillore “Asdreni” në Pejë, (ora 10:20).

Grupi për Studimet Politike dhe Juridike mban tryezën “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:30).

Përurohet shtatoren e kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi. (Qyteti i Pejës, ora 11:00).

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00).

Akademia jCoders, Ambasada Britanike dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) orhanizojnë ngjarjen përfundimtare të edicionit të dytë të Tech Heroes. (Komuna e Prishtinës, ora 13:00).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00).

Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30, vetëm pamje).

Nisma Socialdemokrate shënon 6-vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”, 17:30).

Mbahet tubim publik dhe aksion rrugor, ku qytetarët do të kërkojnë masa konkrete për mjedisin, me theks të veçantë ajrin e pastër. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 18:00). /Gazeta Sinjali/