image Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet/ Çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet sot.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim anëtarët e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, HANDIKOS. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00).

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon forum rinor mbi të drejtat e njeriut. (Hotel ‘International’ Prishtinë, ora 11:00-12:30).

Komiteti Olimpik i Kosovës do të hapë Javën Evropiane të Sportit, që mbahet nën përkujdesjen e ministrit në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. (Hotel ‘Swiss Diamond’, ora 11:00-16.00).

Promovohet libri “Kosova e rrezikuar nga Serbia e madhe”, i autorit Enver Bytyçi. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 11.00).

Shoqata “Pema Kovrage” në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes së mollës. (Kovrage – Istog, ora 11:00).

Grupi monitorues i organizatave jo-qeveritare të rajonit të Ferizajt publikon raportin e monitorimit të aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Sallës së Edukatës Fizike në fshatin Gackë– faza e dytë”. (Hotel “Rubis”, Ferizaj, ora 11.00- 11.30).

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, shpalosë programin për shëndetësi, në Konventën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Hotel ‘Emerald’, ora 15:00).

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, merr pjesë në Javën e Diplomacisë së Klimës. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK,  nr. 90, Prishtinë, ora 17.00).

Kryeministri në detyrë Haradinaj mban tubim me qytetarë. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, ora 18.00).

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me struktura dhe qytetarët e Degës II në Prishtinë. (Taukbahqe, ora 18:00)./Gazeta Sinjali/