Këtë të mërkurë deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar ligjin për të ndaluar shitjen e makinave të reja me motor benzine.
Supozohet se ky do të jetë një nga ligjet më të forta në botë nëse merr miratimin e Këshillit Evropian.
PE pretendon që kjo gjë të arrihet deri në vitin 2035-së.
Por ky propozim i shumicës së deputetëve të PE nuk ka kaluar pa debat, pasi një fraksion i qendrës së djathtë kishte shprehur kundërshtimin ndaj ndalimit 100% deri në vitin 2035.
Disa ligjvënës kishin kërkuar në vend të kësaj një ndalim prej 90%, që do të thotë se një e dhjeta e të gjitha shitjeve të makinave të reja mund të jenë ende motorë me djegie, raporton abcnews.al.
Nëse kjo miratohet atëherë do të bjerë tregu i shitjes së makinave me motor me djegie dhe do t’i hapet rruga shitjes në shumicë të makinave elektrike.
Industria e automjeteve luan një rol jetik në ekonominë evropiane, duke zënë 7% të prodhimit të brendshëm bruto dhe duke mbështetur 14.6 milionë vende pune në rajon. Por transporti është i vetmi sektor ku emetimet e gazeve serrë po rriten dhe automjetet rrugore përbënin 21% të emetimeve të CO2 në 2017.