image Çka përfshihet në fazën e parë, të dytë dhe të tretë sipas masave të reja të ministrisë?

Kosovë

Pandemia/ Çka përfshihet në fazën e parë, të dytë dhe të tretë sipas masave të reja të ministrisë?

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e reja për kthim në normalitet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Faza e parë do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata epidemiologjike, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Faza 1 – 4 maj deri 18 maj:

-Ndërtimtaria dhe patundshmëria

-Tregtia e automjeteve, pjesërisht

-Tregtia me pakicës, pjesërisht

-Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

-Zyrat e konsulencës

-Faza 2- 18 maj – 2 qershor

-Tregtia me pakicë

-Dentistët dhe fizioterapeutët

-Floktarët dhe sallonet e ondulimit

-Tregu i gjelbër

-Gastronomia (merr me vete)

-Transporti hekurudhor

-Transporti urban dhe ndërurban

-Qendrat e thirrjeve

-Hapja e Muzeve dhe Galerive

Faza 3: 2 qershor deri në vendimin e radhës

-Transporti urban dhe ndërurban

-Taksitë

-Gastronomia në përgjithësi

-Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

-Hapja e kinemave, teatrove

– Hapja selektive e aktiviteteve sportive

https://www.facebook.com/597689407055317/photos/pcb.1650070525150528/1650070195150561/?type=3&theater