image Çka ndodh me pagat e sistemit të drejtësisë pasi u ulën pagat në qeveri?

Kosovë

Vendimi/ Çka ndodh me pagat e sistemit të drejtësisë pasi u ulën pagat në qeveri?

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në dhjetor të vitit 2017.

Pas këtij vendimi, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk preken pagat në sistemin e drejtësisë.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.

Në mbledhjen e dytë të Qeverisë, janë shfuqizuar të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacionalë. Poashtu janë ndarë mjete financiare për Pejën dhe Istogun, për shkak të dëmeve materiale që janë shkaktuar nga erërat e forta. /Gazeta Sinjali/