image “Çka me i bë kësaj energjie, me ia dhënë KOSTT-it?”/ Kurti përgjigjet për eksportin e rrymës

Politikë

“Çka me i bë kësaj energjie, me ia dhënë KOSTT-it?”/ Kurti përgjigjet për eksportin e rrymës

news image

Gjatë seancës parlamentare e cila po mbahet sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth eksportimit të energjisë elektrike nga Kosova në muajt janar dhe shkurt.

Kurti thotë se janë tre faktorë që lidhen me këtë çështje, e njëri ndër ta sipas tij është keqkuptim.

Ajo çfarë po përgjigjem tash, e më vonë do të flasë për çështjen e çmimeve është se eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt, janë tre faktorë, njëri prej të cilëve është keqkuptim“, tha kryeministri.

Ai tutje vazhdoi duke thënë: “Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport. Kur Serbia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas; kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por ajo që del nuk është eksport. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë”.

Numri një i Qeverisë tha se Ujmani eksporton energji elektrike me çmim të lirë në bazë të disa kontratave.

Faktori i dytë është që Ujmani ka kontrata afatgjata të eksportit të energjisë. Me 38 euro e shet një megavat orë, por ne i kemi gjetë ato kontrata. Ujmani eksporton se e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë në një krizë energjetike”, tha ai.

Kurti si faktor të tretë e përmendi “tepricën e energjisë elektrike” pas mesnatës, veçanërisht “në orën 3, 4 dhe 5 pas mesnatës”.

Gjatë kësaj kohe prodhimi është më i lartë sesa konsumi dhe Kurti tha se energjia elektrike në këtë kohë është e natyrshme të eksportohet.

Çka me i bë kësaj energjie? Me ia dhënë KOSTT-it? Çfarë i vyen KOSTT-it. Tepricën natyrisht që e eksporton”, tha ai.

/GazetaSinjali/