image Çka është pandemia?

Shëndetësi

Çka është pandemia?

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sot e ka shpallur koronavirusin pandemi.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i rasteve me koronavirus jashtë Kinës në dy javët e fundit është rritur 13 herë, duke shprehur shqetësimin nga “ niveli alarmant i shtrirjes dhe seriozitetin e sëmundjes” , transmeton Gazeta Sinjali.

Një pandemi është një sëmundje e re që është përhapur globalisht, sipas OBSH-së. Duke qenë se shumica e njerëzve nuk janë imun ndaj kësaj sëmundje të re, ajo mund të përhapet përtej parashikimit.

Pandemitë, siç kanë shpjeguar disa ekspertë, nuk flasin për ashpërsinë e një sëmundjeje, vetëm për shtrirjen e saj gjeografike.

Kalimi nga epidemitë lokale në një pandemi globale, sipas OBSH-së, “mund të ndodhë shpejt ose gradualisht, siç tregohet nga vlerësimi global i rrezikut, bazuar kryesisht në të dhënat virologjike, epidemiologjike dhe klinike”.

Nga koronavirusi deri më tani janë infektuar mbi 120 mijë persona, teksa kanë humbur jetën mbi 4 mijë e 300.

Në Kosovë deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se rreth 16 persona janë të infektuar./Gazeta Sinjali/