image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Për ditën e sotme, e shtunë 13 nëntor janë paraparë disa ngjarje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 21 Komunave. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 09:00)

Demokracia në Veprim (DnV) mban konferencë për medie. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Mbahet Edicionin e VIII të manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Platforma bashkëkrijuese GërrGërr organizon ngjarjen “Mahallë e hapun: Playlista kolektive”. (Qendra Historike, Prizren, ora 12:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 13:00).

/GazetaSinjali/