Mbahet Samiti Rajonal i SIGA-s, i organizuar nga KOK-u. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)
Zhvillohet takimi për parandalimin e dhunës në baza gjinore “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore” (Aleanca Franceze, ora 09:30)
Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP mban konferencën kombëtare për Strehimin Familjar në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)
NDI-ja organizon konferencën ku do të diskutohet rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave, si dhe pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe Ballkan. Merr pjesë ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet tryeza “Transparenca në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike: Si qëndron Kosova në këtë aspekt?”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Avokati i Popullit lansimi i Platformën për të Drejtat e Njeriut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)
Bëhet lansimi i ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës. (Prokuroria e Shtetit, ora 10:00)
Zyra e BE-së në Kosovë organizon debatin lidhur me ndikimin e teknologjisë në promovimin e qeverisjes së mirë në institucione publike. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova inauguron ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë. (Ora 10:30)
Mbahet ceremonia e certifikimit të rektorit të UP-së, Marian Dema me titullin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 10:30)
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës mban konferencë. (Lokalet e BSPK-së, ora 11:00)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Reçak, ora 11:30)
Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Marshi nis nga sheshi “Skënderbeu” ora 12:00)
Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli mban konferencë. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”. (MIT, ora 14:00)
Hapet ekspozita “Gjenocidi XX”, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen” e autorit Enver Hoxha. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)
Organizata jo-qeveritare Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar – PEN shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 17:30)
Kosovo 2.0 shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut. (Zyra e Kosovo 2.0, ora 18:00)