image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet/ Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit”. (Teatri Kombëtar i Prishtinës, ora 10:00)

 Organizohet edicioni i tretë i Global Mentoring Walk Kosova 2020. (Përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë, nga ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, ora 11:00)

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave mbahet marshi “MARShojmë, S’festojmë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë. (Selia e AAK-së, ora 13:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, viziton burgun e grave në Qendrën Korrektuese në Lipjan (Qendra Korrektuese, ora 13:00) Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Llugë. ( Shkolla “Ilir Konushevci”, ora 15:00)

Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “110 vjet Përpjekje për të Drejta të Grave”. (Amfiteatri i Vogël i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, viziton strehimoren e grave “Shtëpia e sigurt”. (Strehimorja “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë, ora 15:15)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, viziton Shoqatën “Thirrjet e Nënave”. (Shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ora 16:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Gllamnik. (Shkolla “Kongresi i Manastirit”, ora 19:00) Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në fshatin Dumosh. (Shkolla “Musli Dumoshi”, ora 20:00) /Gazeta Sinjali/