Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Kryesia e LDK-së të shtunën e kaluar ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Takimi i strukturave të LDK-së vjen dy ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së të shtunën, në të cilën nuk morën pjesë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.