image Cityt i rikthehen katër yje për ndeshjen e sotme

Futboll

Cityt i rikthehen katër yje për ndeshjen e sotme

news image

De Bruyne, Gundogan, Stones dhe Walker janë katër lojtarët që mund t’i bashkangjiten pjesës tjetër të ekipit të Manchester Cityt për ndeshjen e sotme kundër Watfordit.

Trajneri i Cityt, Pepe Guardiola, tha se po ballafaqohen me gjendje emergjente pasi një numër i madh i lojtarëve mungonin për shkak të lëndimeve, gripit e suspendimeve.

Mirëpo, lojtari i vetë që do të mungojë në këtë përballje, do të jetë ylli Ferran Torres, pasi katër të tjerë i rikthehen sonte, shkruan Sinjali Sport.

Përveç Ferranit, të gjithë janë gati të udhëtojnë për në Londër. Është shumë më mirë. Unë thashë para ndeshjes kundër Aston Villa ne kemi nevojë për të gjithë dhe është shumë më mirë t’i kemi të gjithë“, tha Guardiola.

/Gazeta Sinjali Sporti/