image Çitaku: Vonesa e liberalizimit të vizave u shkaktua nga kauzat e rrejshme të klasës politike që sot janë në pushtet

Politikë

Çitaku: Vonesa e liberalizimit të vizave u shkaktua nga kauzat e rrejshme të klasës politike që sot janë në pushtet

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas miratimit në Parlamentin Evropian të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas Çitakut, vonesa prej disa viteve ka ndodhur pikërisht për shkak të kauzave të rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet.

Tutje Çitaku ka falënderuar të gjith zyrtarët publik si dhe institucionet që janë angazhuar në përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Postimi i plotë i Çitakut:

“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave.

Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian.”

/GazetaSinjali/