image Çitaku: Ushtarët amerikanë në Kosovë janë në shtëpinë e tyre

Politikë

Çitaku: Ushtarët amerikanë në Kosovë janë në shtëpinë e tyre

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar amerikanët për Ditën e Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Çitaku ka uruar 4 Korrikun nga kampi “Bondsteel” dhe ndau disa nga rrëfimet e ushtarëve amerikanë të cilët shërbejnë në Kosovë.

“Përgjatë dy dekadave, mijëra ushtarë amerikan kanë shërbyer në Kosovë. Shumë prej tyre nuk kanë qenë pranë familjeve të tyre në momente festash e pikëllimi. Njëri prej tyre më tregoi sot se mezi po pret të udhëtojë në SHBA për ta njoftuar nipin, i cili i kishte lindur para pak muajsh.”

“Tjetri më tregoi se në shtëpi po e presin gruaja dhe katër fëmijët, më i vogli gjashtë muajsh. Shërbimi ndaj atdheut është njëkohësisht sakrificë dhe privilegj”, shkroi ajo në Facebook.

Çitaku tha se Kosova nuk ka mik më të mirë se ShBA-në dhe se ushtarët amerikanë në Kosovë janë në shtëpinë e tyre./Gazeta Sinjali/